-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptari nxirret nga psikiatria në Angli dhe dëbohet me avion charter drejt Tiranës

Kryesoret

Një shqiptar i cili mbahej në një spital psikiatrik në Angli u dërgua drejtpërdrejt nga spitali, në një fluturim deportimi nga Zyra e Brendshme.

Bordet e Pavarura të Monitorimit (IMB), një mbikëqyrës për burgjet dhe qendrat e largimit të imigracionit, ka ngritur shqetësime për incidentin verën e kaluar në raportin e tij vjetor të botuar të enjten, shkruan The Guardian.

Sipas raportit dokumentet e largimit iu dorëzuan shqiptarit në spital  nga një mjek atje dhe jo nga një zyrtar i Home office.

Ai i nënshkroi dokumentet e lirimit por monitoruesit e IMB thanë se ishin të pasigurt se ai e dinte se çfarë po firmoste pasi dokumentet ishin në anglisht dhe ata ishin të paqartë për nivelin e tij të të kuptuarit.

Më pas ai u largua nga psikiatria dhe u detyrua që të priste në një furgon të Home Office para se të hipte në një avion për në Shqipëri.

Kur monitoruesit pyetën Zyrën e Brendshme për incidentin, zyrtarët thanë se ishte në përputhje me politikat e publikuara, por nuk u angazhuan më tej me shqetësimet e ngritura.

Ka pothuajse çdo javë fluturime çarter për dëbim drejt Shqipërisë. IMB inspektoi nëntë prej tyre dhe zbuloi se trajtimi i të larguarve “nuk kishte trajtim të drejtë dhe njerëzor në të gjitha aspektet”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit