Një zjarr ka rënë në fushën e mbetjeve urbane në qytetin e Vlorës.
Temperaturat e larta dhe era e fortë ka ndikuar në rindezjen e zjarrit dhe ka lëshuar tym kancerogjen.
Kjo ka sjellë shqetësim tek banorët e qytetit të cilët shprehen të shqetësuar.
“Ndihemi në rrezik për shëndetin dhe kjo situatë është çdo herë“, shprehen qytetarët.
Ndërsa drejtori i emergjencave civile pranë bashkisë së Vlorës, Adrian Vreshtazi, sqaroi se në terren ndodhen katër makina të zjarrfikëseve por edhe ato të bashkisë së Vlorës për ta mbajtur në kontroll flakët që u kthyen në rrezik edhe për 4 banesa.