-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Zgjatet afti i ‘Sterilizimit’, miratohen emrat për për KLP dhe KLGJ-në, OK ‘Auditit’

Kryesoret

Prej orës 10:00 nisi seanca maratonë e cila do të vazhdojë sot dhe nesër për të mbyllur këtë sesion parlamentar. Në fillim është votuar rendi i ditës së mbledhjes së kaluar.

Kuvendi ka miratuar shtyrjen e afatit të Punimeve të  Komisionit Hetimor të Shëndetësisë për ‘Sterilizimin’ dhe ‘Check-up’.

Shtyrja e afateve mori 95 vota pro, një kundër dhe një abstenim. Ka qenë deputeti i PS, Erion Braçe, i cili ka votuar kundër shtyrjes së afatit.

Sipas këtij vendimi të miratuar sot në Kuvend, puna e Komisionit Hetimor u  shty deri më 22 tetor 2024.

Komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi u miratua më 21 mars, nga kur u përllogarit që punimet e saj të kryheshin për 4 muaj.

Në rendin e ditës për seancën e sotme u miratuan anëtarët e rinj nga radhët e avokatëve që do të ulen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Nga shorti u zgjodhën kandidatët Bledar Bajri dhe Albens Tabaku për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Erind Mërkuri dhe Erind Gërmenji për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Gjithashtu u miratua me shumicë n/komisioni “Për Auditimin e Sektorit Publik”, që od të ketë pesë anëtarë dhe do të drejtohet nga opozita.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit