Një zjarr ka përfshirë zonën kodrinore mes fshatit Blacë dhe Podgorie.
Nga flakët është përfshirë një sipërfaqe e konsiderueshme me bar dhe shkurre e cila ndodhet pranë zonave me vreshta dhe pemëtari.
Ende nuk dihen rëniet e shkakut të zjarrit.
Ndërsa në vendngjarje kanë arritur 2 grupe të zjarrfikësve të Maliqit dhe punonjësit e njësisë administrative të Vreshtazit, të cilët po mbështeten nga banorët e zonës.