-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: Burimi i ngjarjeve kriminale

Kryesoret

Sot në Kuvend do të miratohen ndryshimet në ligjin për policinë e shtetit. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u shpreh nga Kuvendi se fenomeni i armëmbajtjes pa leje është një prej burimeve kryesore të ngjarjeve të rënda kriminale në vend.

Sipas ministrit Balla, një numër i konsiderueshëm armësh pa leje është sekuestruar nga policia muajt e fundit, por kjo nuk është e mjaftueshme.

“Dua të nënvizoj që fenomeni i armëmbajtjes pa leje mbetet një sfidë e rëndësishme e punës së përditshme të Policisë së Shtetit ku kërkohet më shumë prezencë e policisë për ta luftuar këtë fenomen.

Armëmbajtja pa leje mbetet një prej burimeve kryesore të ngjarjeve të rënda kriminale dhe që kjo gjë kërkon më shumë fuqi parandaluese nga Policia e Shtetit, kërkon më shumë inteligjencë policore për të identifikuar personat që mbajnë armë pa leje në kroskota makinash, në ato çantat që varen pas krahëve dhe natyrshëm duke luftuar këtë fenomen ke parandaluar shumë ngjarje kriminale”, tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit