-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hetimet për TIMS/ Salianji: Ervin Muça nuk përmbushte kushtet

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka prezantuar në Kuvend punimet e Komisionit Hetimor.

Salianji u shpreh se kjo kërkesë u refuzua nga mazhoranca pa pasur asnjë justifikim të arsyeshëm.

“Përfaqësuesit e PD kërkuan edhe dy muaj shtesë për të shikuar deri në fund këtyre gjeteve. Kërkesë e cila u refuzua nga  mazhoranca pa pasur asnjë justifikim të arsyeshëm. Komisioni mblodhi prova dhe dokumente të nevojshme. Nga ana e përfaqësuesve të PS pati zvarritje të dërgimit të kërkesave për informacion me pretendimin se ka pasur ndryshime të reja ligjore, por në fakt kanë qenë pretekste për të bllokuar dhe për tu bërë barrikadë për të mbrojtur paligjshmërinë e ndodhur në sistemin TIMS”, tha Salianji.

Ai tha se nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se zoti Ervin Muça nuk përmbushte kushtet për t’u emëruar në detyrën e Drejtorit të Departamentit të IT-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit