Edhe deputeti i PD Bujar Leskaj ka dalë kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Ai tha se PD nuk duhet të votojë kode zgjedhore të cilat sipas tij, dëmtojnë opozitën.
“Kodi zgjedhor në fuqi i hartuar nga Rama me moslejimin e koalicioneve është në dëm të opozitës nëse ne votojmë këtë kod ne certifikojmë ndryshimet e paligjshme që u bënë në dëm të opozitës.
Nëse e votojmë këtë ne shërbejmë si noterë Ramës. Sistemi me lista të mbyllura u vendos se krijon stabilitet dhe nuk lejohej që të futen persona me precedent penal në lista si kandidatë, por kjo u rrëzua pasi Rama futi në Kuvend persona me precedent penal.
PD nuk duhet të shndërrohet në kënetë për të pranuar kode zgjedhore që dëmtojnë opozitën”, tha ai.