Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi iu përgjigj Lulzim Bashës, i cili akuzoi për pazar Rama-Berisha për paktin për Kodin Zgjedhor. Ai tha se pazarin e bëri Lulzim Basha kur hoqi dorë me marrëveshje për koalicionet.
“Ndryshe nga sa thuhet, “pazar, pazar, pazar”, po të lexoni amendamentin e kolegut (Bashës) e pranon edhe vetë, se partitë mund të sjellin listë të fiksuar deri në 1/3. E ka pranuar si mekanizëm se mund të funksionojë.
Kur je mësuar që politikën e ke bërë Pazar, se i kishim koalicionet ne në 2017, hoqëm në dorë me marrëveshje për të mos e përdorur këtë mekanizëm.
Pazar se po zbatojmë vendimet e Kushtetueses? Se po i njohim të drejtën e votës diasporës? Se janë mësuar vetë ta bëjnë politikën pazar dhe thonë këtu pazar, pazar” tha ai.