Ka nisur ceremonia hapëse për Lojërat Olimpike Paris 2024 ku Shqipëria do të përfaqësohet nga 8 sportistë.
Për herë të parë në histori, ky spektakël mbahet jashtë një stadiumi, me një paradë në qiell të hapur të 160 varkave në Lumin e Senës, ku nga 160, 94 varka do të mbajnë atletët dhe do të lundrojnë 6 kilometra nga Lindja drejt Perëndimit, në zemër të Parisit.
Kombëtarja e parë që kanë parakaluar është Greqia dhe Shqipëria do të parakalojë e pesta në radhë.
Ndërsa Franca do të parakalojë e fundit, si shenjë mikpritjeje për përfaqësueset e këtij turneu, duke qenë edhe vendi pritës i këtij edicion.
Në Paris 2024 marrin pjesë plot 206 shtete e në të total janë 10 714 sportistë të ndarë në 32 sporte dhe 329 gara gjithsej.