-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lapaj: Kallëzim penal për keqadministrimin e naftës në Shqipëri, kërkohen hetime nga SPAK

Kryesoret

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka njoftuar se ka përgatitur një kallëzim penal për SPAK, duke kërkuar hetime për keqadministrimin e naftës në Shqipëri.

Sipas tij, ndërkohë që Shqipëria eksporton sasi të mëdha nafte, qytetarët po paguajnë disa nga çmimet më të larta në botë, ndërsa mjedisi po ndotet nga derdhja e naftës në lumenj dhe përrenj.

Deklarata e plotë

“Kallëzim penal për naftën në Shqipëri. Bashkë me ekipin e lëvizjes Shqipëria Bëhet kemi përgatitur provat dhe faktet për SPAK lidhur me keqadministrimin e sektorit të naftës. Nafta në vendin tonë derdhet lumenjve si ‘mall pa Zot ‘ndërsa ne paguajmë një ndër çmimet më të shtrenjta në botë.

Nga komunikimet tona me Agjensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore rezulton se për vitet 2004-2023 janë nxjerrë nga nëntoka shqiptare vetëm nga koncesionarët private, 15.054.451 ton naftë, ndërkohë që për vitet 2023-2024, mbi 1.2 milion ton naftë bruto. Miliona ton naftë të tjera janë derdhur dhe derdhen lumenjve e përrrenjve të këti jvendi duke ndotur tokën dhe detin tonë. Kjo është një gjendje që duhet të marrë fund e përgjegjësit duhet të përgjigjen para ligjit” thotë Lapaj në videon e tij shpjeguese

Ndërkohë që ne paguajmë çmimin më të larta të naftës në rajon e një nga më të shtrenjtat në botë:

Në Shqipëri, për vitet 2003 – 2023, janë nxjerrë dhe eksportuar 15 054 451 tonë naftë bruto;

Për vitet 2023-2024 janë nxjerrë rreth 1 200 000 tonë naftë bruto;

Gjatë kësaj periudhe, në përrenj e lumenj janë derdhur miliona tonë naftë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit