-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia shqiptare ndihmon në gjetjen dhe lirimin e 11 emigrantëve afganë të marrë peng

Kryesoret

Policia shqiptare në operacionin ndërkombëtar “Kidnapping” ka mundësuar gjetjen dhe lirimin e 11 emigrantëve arabë të cilët ishin marrë peng.

Policia ka siguruar informacione për vendndodhjen e emigrantëve dhe disa elementë të tjera që çuan në identifikimin e autorëve.

“Informacionet u shkëmbyen nëpërmjet Europolit, me partnerët malazezë, të cilët angazhuan shërbimet e tyre policore dhe ushtarake, krehën zonën dhe mundësuan lokalizimin dhe kapjen në Mal të Zi, e 2 prej autorëve të rastit, emigrantë ilegalë nga Afganistani”, thotë policia shqiptare.

Pengmarrësit i mbanin peng emigrantët afganë në një territor malor në Mal të Zi nën ërcënimin e armëve, dhe kërkonin 50 000 euro për t’i liruar.

Dy persona u arrestuan dhe dyshohet se këta janë të implikuar edhe në raste të tjera pengmarrjeje në të njëjtën zonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit