Është arrestuar i riu me iniciale E.B. i cili ka qëlluar me armë në autostradën Tiranë-Durrës.
Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, ndërkohë që pamjet teksa i riu shkrepte armën përfunduan në rrjetet sociale.
Ai ka qëlluar në ajër me pistoletë gjatë një ceremonie martesore, teksa një autokolonë me dasmorë kalonte në autostradë.