Prej më shumë se dy ditësh vazhdon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë në kulmin e sezonit duke shkaktuar shqetësime të shumta te vendasit por edhe turistët që kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të pushuar.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço në një postim në rrjetet sociale shprehet se zjarri është vendosur me qëllim. “Ti vendosësh qëllimisht zjarrin plehrave në Vlorë, në kulmin e sezonit turistik është AKT TERRORIST”.
Ndërkohë që zjarrfikësja dhe ushtria vazhdojnë punën për të shuar flakët, tymi vazhdon që të mbulojë cdo cep të qytetit dhe kryetari Ermal Dredha nuk duket gjëkundi. Si Dritan Leli që iku dhe si Ermal Dredha që erdhi, asgjë nuk ndryshon, plehrat po digjen në mes të sezonit.
Si i ‘sterilizon’ Dredha plehrat në pikë të sezonit turistik