-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet ‘hija’ që u këputi varësen në qafë dy vajzave (VIDEO)

Kryesoret

Finalizohet nga Stacioni i Policisë Plazh në Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, operacioni policor i koduar “Hija”.

Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale të shërbimeve të Policisë, u identifikua dhe u vu në pranga 32 vjeçari që u kishte marrë  me forcë varëset  nga qafa dy shtetaseve.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh Durrës, me marrjen e njoftimit se një shtetas kishte kryer dy vjedhje duke iu  marrë me forcë varëset  nga qafa dy shtetaseve, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë reagimit në kohë,  veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë e mundur identifikimi dhe lokalizimi i autorit të dyshuar, ku në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit  G. M (J), 32 vjeç, banues në lagjen ne. 2 Kavajë.

Ky shtetas  u ka marrë me forcë varëset nga qafa dy shtetaseve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale  “Vjedhja”.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit