Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar suksese boksieres Donjeta Sadikut, e cila edhe është sportistja e parë e Kosovës që nis në këta Lojëra Olimpike.
“Në çdo goditje ajo i tregoi botës fuqinë e qëndresës dhe guximit. Jam e bindur se kështu do të vazhdojë edhe sonte, teksa Donjeta Sadiku fillon garat në lojërat olimpike në Paris. Forca Donjetë! E gjithë Kosova është me ty!”, ka shkruar Osmani para ndeshjes.