13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lirohet avokati që pagoi vrasës me pagesë për të eliminuar gruan

Kryesoret

Lirohet nga qelia Alban Bengasi, avokati që u akuzua nga prokuroria që ofroi para për të vrarë ish-bashkëshorten. Sipas Apelit të GJKKO-së, Bengasit ka mbaruar periudha e dënimit.

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, e dënoi Alban Bengasin me 1 vit e 4 muaj burg, pasi i ofroi Nuredin Dumanit 120 mijë euro për të dhunuar ish-bashkëshorten, Blerta Bengasi.

Ngjarja ka ndodhur në datë 30 janar të vitit 2020, rreth orës 11:15 pasdite në rrugën “Milhal Grameno”. Blerta Bengasi ka hyrë në automjetin e saj dhe në këtë moment është goditur disa herë me grushte në fytyrë dhe mbrapa koke.

Një person tjetër rezulton i përfshirë në hetime, është shoku i Eljo Bitrit, i cili nuk është i identifikuar por akuzohet si ndihmës i tij, pasi ka qenë drejtues i mjetit me të cilin janë larguar nga vendi i ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit