Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar me anë të një postimi pas fjalës së kryeministrit Rama në Kongresin e Partisë Socialiste.
Bardhi thotë që Rama prej 26 vitesh është po i njëjti në politikë dhe të vërtetën e quan helm.
“Gënjeshtar që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë! 12 vite përralla e gënjeshtra janë shumë kohe e humbur për Shqipërinë dhe shqiptarët e ndershëm”, shkruan Bardhi.