Kryenegociatorja Majlinda Dhuka foli në Kongresin e PS mbi aspiratat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Dhuka u shpreh se anëtarësimi në BE është objektivi madhor i Shqipërisë aspirata më e madhe e shqiptarëve.
“Qëllimi ynë është i shpallur, përmbushim kushtet për anëtarësimin dhe Shqipëria në 2030 të ulet si e barabartë në tryezën e BE. Qeveria po punon për këtë qëllim, PS është krijuar si një sfidë historike dhe do ia dalë kësaj sfide të madhe historike. Shqipëria i çeli negociatat mbi bazë merite, përtej retorikave të konfliktet të brendshëm politik dhe falë reformave”, u shpreh Dhuka.
Kryenogociatorja tha se në këtë punë kolosale u përfshinë 157 institucione.
“Të thellojmë progresin e reformës në drejtësi, të sigurojmë pathyeshmërinë e saj, të thellojmë modernizmin e qeverisjes dhe transformimin e administratës publike. Së treti nevojitet të thellojmë luftën antikorrupsion, duhet të dinamizojmë reformat ekonomike, të përmirësojmë klimën e biznesin, rritjen e investimeve në infrastrukturë dhe inovacion”, tha Dhuka.