Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kongresin e PS tha se Sali Berisha është ai që mori dikur mori peng Shqipërinë dhe tani po e helmon çdo ditë ,e turmën e tij që sa vjen e po tkurret.
“I njëjti që mori peng Shqipërinë, dhe tanimë e ka katandisur PD, në një çisternë të ndryshkur helmi, që nuk i bën punë as dreqin. Ndot ajrin e jetës politike dhe publike, duke e çodoritur atë që e thith atë ajër, shkaqet e asaj ndasie kanë vdekur. I njëjti që helmon turmën e tij të tkurrur, faji ynë është se jo thjesht nuk e kemi bërë dot dallimin. Jeta paramentare nuk është vetëm arena e seancave kundenvore, nuk nis e nuk mbaron në dhomat e grindjeve të komsioneve të Kuvendit, karrigia dhe tryeza e Kuvendit janë për t’u ulur për vendimmarrje. Deputeti nuk mund të jetë asgjë tjetër përveçse shembulli i njëriu që dëgjon njerëzit, zhvillon dijet e veta, që ka ambicien të zgjidhë edhe probleme të mëdha edhe halle të vogla”, theksoi ai.