Policia detare ka bllokuar në total 17 jet ski, 10 skafe dhe 2 gomone këtë javë.
“ Mjetet e bllokuara: 17 jet ski, 10 skafe dhe 2 gomone.
21 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë.
6 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.
2 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.
11 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100,000 deri në 120,000 lekë të rinj.
Drejtuesit e 18 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni.” thuhet në njoftim.