-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Gjekmarkaj: Rama e bëri Majkon përgjegjës varrezash, Lali, Xhemali dhe tezja…

Kryesoret

Kronikë nga Kongresi i shtatë fjalimeve të Babos!

Babo e shtyu disa herë kongresin nga meraku që ta realizonte me detaje skenografinë, ngjyrat, muzikën, folësit, uljen e figurave të Partisë pranë e larg tij. Muzikën e ndërroi katër here! Spotet e ngjyrat nga dy.

Zamanet e Kongresit  tjetër i shkroi në Surrel natën, madje nën të lehurat e një qeni, ndërsa tani në  balonë sa andej këtej.

Madje ja tregoi meraqet edhe Mbretit Karl e Makronit të cilët i thanë për Mamicen zamet e ke, jepi një mundësi kryetarlleku. Meloni i redaktoi fjalimin e tij dhe e këshilloi që ndryshimet ti shpallë me fjalinë e fundit si gjë pa rendësi përballë parimeve!

Në fillim pat dilemën kë nga ministrat do nxirrte në spot për t’u dhënë mesazhin se për to jeta vazhdon! Zgjodhi Belen, Anilen dhe Tezen.

Të fundit lajmëruan Tezen të cilën e fali edhe për pak kohe. Ajo qau nga gëzimi me lotët e pakët  që i kishin mbetur, se ka qarë shumë nder vite, herë nga gëzimi e herë nga marazet.

Njerëzit që do llafoseshin i caktoi me një të rënë të lapsit.

Kohen më të madhe ja rrëmbeu shkrimi i fjalimeve të cilat duhet të shprehnin gjithçka ai mendonte për veten e thënë me gojën e të tjerëve! Si i thanë shokut Enver, ata të Byrosë Politike “ke nevoje të pushosh 6 muaj në vit, në Dajt, Pogradec e Vlorë”! Ai nuk prishi qejf.

Aty i duhej hapësira për batuta dhe ndërhyrje siç ishte ajo me studenten Helena ku Babo u bëri me dije  të vetëve  ngrohuni në diell derisa të bëhet kjo unë do jem Kryetar.

Fjalimi i Klosit nuk i mori shumë kohë se ishte me gjëra të thjeshta, bazike , numëro  e deklarata siç atij i kanë hije që të mos ngatërrohet. Të thellat Klosi i ka zët.

Me Boren e Ciun u lodh disi më shumë duke i shkoqitur fjalët në mënyrë që Borushja të mos i thyente si arrat me çekiç.

Ciut nuk ja pat merakun se e di qe ajo harrohet sapo të lërë mikrofonin.

Bakja i Republikës të diele donte pushim, i ëndet. Ai  madje kishte  shkuar  në Durrës dhe ishte rehatuar mbi shezlong kur i bie telefoni!

Ishte një nga  të kabinetit të Babos! “Zullap ku je i thotë”? Ai u mërzit ca po bëri sikur se dëgjoi “e ditë pushimi ja gjegjet, kam nevojë të qetësoj kockat, të prehem”

Ashtu ë ja kthen tipi në telefon , “hajt vishu merr bukë e djathë me vete dhe kthehu në zyrë, pështyva u tha nuk mbërrite të piu e zeza,  sakën se lëviz deri kur të të themi ne”!

Pa ç’pa Bake ziu, u zymtua , u ngrit, u vesh, një çorape e harroi nga nxitimi, porositi ca speca t’ja skuqnin shpejt e shpejt i mori me vete e me turr  në Tiranë për të pritur myzhdetë e Kongresit!

Babua fol e fol!

Lali u gëzua kur i përmendi emrin , e konsideroi përkujdesje , teksa Majkon e bëri përgjegjës varrezash të uruarin.

Shtrëngonte dhembet e qeshte Pandi i gjorë, i duhet të kënaqet gjithnjë e më me pak e të qeshë gjithnjë e me shumë për dekor, të duket spontan e i gëzuar!

Aty nga fundi si drejtori tek “lulëkuqet mbi mur” u tha ti, ti atje, ti qe fshihesh , ty , ty more po të them aty poshtë, hajt , përjashta nga Qeveria.

Me Taon u tregua zemërgjerë. Tani Tao do jetë mamicush se e ktheu të bëjë shamatë me ne të Opozitës.

Edhe Çuçi u rrit në detyre që allah allah , qerratai ndonëse nuk u gëzua edhe aq  “promuovere et rimuovere”!

Bashkë  me mua ndan numrin katër të shtetit, pas Bakes, Mamices dhe Babos mbi Belen vime unë dhe Çuçua të cilit i rrëshqet toka nën këmbe tash e pare.

Evlati do marrë zyrën e Ermos të mobiluar plot shije se cilës tani për tani i vajti dëm sherri e zallamahia që ka bërë me zell keto vite. I thoja viranes  mbaje moj gojen se në keto punë pak e ndan qarin nga qederi. Jepi ajo, tollovit !!

Nikoqirit ja  bëmë të ditur  Qysh të premtes  se i ke fjalime lamtumire herën e fundit në Kuvend.

Ai ishte i gëzuar që Babo nuk e kishte pyetur po e mori vesh në sallë se sheh përpara ai por jo me sytë e vet!

Bela dukej mjaft e gëzuar se ministrat e rinj janë taraf i saj dhe do i rritet ymri ! Kësisoj ju zbeh edhe mërzia per gradimin e Mamices.

Madje bënë dhe një  resme  me Lalin që ti shihte Babo sa  xhan e kanë njëri- tjetrin!

Ulsia nuk pat kohë të bëhej xheloz se ishte ënde i emocionuar që nuk i ra satëri mbi kokë!

Por aty për aty me instikt i nxori gjuhen Xhafes dhe Braçes dhe pëllëmbën mbi hundë.

Pastaj bleu nja gjashtë byrekë dhe i hëngri sa hap e mbyll sytë se helbete një jave pa vënë gjë në gojë nga angështia e uthi e kishte drobitur.

Vullnet Sina u përlot. Aty më në fund Laerti u ndie i dobishëm, me një kavanoz mblodhi atë rreke që buroi nga shpirti. Antoneta i zgjati nje shami dhe mendoi lum si Vullnetit që ju dha mundesia të qajë live, po ne që nuk do na shohë askush!

Ogi edhe pse nuk priste ndonjë mandatë doli më e qeshur se kur hyri. Tani ajo mbetet nishani i Qeverisë në atë murretim të pergjithshem!

Ditmiri dukej i ngrysur si Lym Keta  ditet e fundit! Eh nuk po kthehet në rrugë të mbarë ai djalë. Por as Damua nuk dukej fort i çelur. Edhe pse nuk priste gjë prapë enda ja kishte ti zihej emri me gojë!

Klosi priste që Babua ti thoshte e lexove mire po as aq se bëri. Klosi e justifikoi, është i zënë ka halle, bereqavers edhe keshtu.

Bora ishte bëre me krahe, tanimë ajo do jetë shefe e platformes “Deputeti që duam”! Menjeherë në korridor u paraqit Dilua, Baftua , Ismeti dhe Bujari me CV ne dorë për tu regjistruar!

Por ajo ju ndenji rëndë madje i pyeti kush jeni ju? “Po ne jemi ata gjysherit që kanë besim tek fjalë e Babos siç tha Helena e duam të behemi prape deputet, menduam të lëmë keto kartat e defteret e njollosur me pika vaji u shprehen njëzëri”!

Jo jo u tha Bora unë njoh vetem Xha Majkon, kjo është performance skematike duhet kreativitet, shkoni e mendohuni!! Iken  kokëulur. Bujari i Lushnjes propozoi që të shkonin të ngrohnin xhanë se kjo punë vate!

Tre ministrat e ri duhet të shohin fatin e Metes qe qysh sonte pyesin njerëzit, kush ishte ai, ku e kemi dëgjuar? I ngrati!

Arben Pellumbi i shqetësuar interesohej kush e njeh ketë Boren ti fusim ndonjë mik që të na ketë në hatër? Po ja tha ti themi Edlira  Bilalit tha Etilda se ajo e ka shoqe. Por Edlira  bëri sikur nuk degjoi! Etilda u skuq pak por se dha  veten, por mendimi që Bora mund ti rrijë rëndë e cimbisi. Heshtja të bëhet aleat.

Po per ne tha Xhemali ka ndonjë post?!

Aty per aty Nasua ja pret ato që na shperndau Kronika heren tjeter! Po si i gjeti ai ore  të gjitha ato  që Mamica bëhet Kryetare, Ministrat qe do ikin dhe ne  të tjereve llokumin dumdisi Shalsi?!

Ne saje të marrëveshjeve të fshehta që  Qeveria ka me Opozitën i kanë caktuar këtë detyrë të shpërndaje ylyfe e mynxyra tha Toni  dukshëm lengues të cilit i mbet veç mjekra pasi shpresat i vanë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit