Policia ka arrestuar drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka me anë të urdhërit të SPAK.
Për të njëjtin hetim që ka çuar në arrestimin e Zarkës, janë lëshuar masa sigurie edhe për 3 persona të tjerë, mes të cilëve një ish-oficere e Policisë Gjyqësore me iniciale Eriona Dautaj dhe një avokat me iniciale Radovan Celaj dhe personi tjetër Astrit Vladi.
Ende nuk dihen arsyet e arrestimit.
Zarka më 9 maj të 2022 u emërua në krye të organit të akuzës në rrethin gjyqësor të Vlorës, pasi më parë kishte kaluar me sukses procesin e vettingut duke u konfirmuar në detyrë nga KPK.