-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: A është Pirro Vëngu shtetas grek? Rama po shet kufijtë

Kryesoret

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar ndryshimet në qeveri duke u ndalur te propozimi i kryeministrit Rama, që caktoi Pirro Vëngun në krye të Mbrojtjes. Sipas Metës, ai duhet të sqarojë nëse vazhdon që të jetë shtetas grek.

“Përsa i përket ndryshimeve në qeveri, të gjithë e kuptojnë se janë përpjekje për të fituar kohë dhe makijazh pa asnjë impakt për shqiptarët. Sa i takon spiropalizimit të Kuvendit nuk ka asnjë surprizë përsa kohës është kthyer në noter të qeverisë.

Dihet botërisht që kandidati i propozuar për ministër të mbrojtjes nga Rama, ka patur shtetësi greke dhe ky fakt është bërë publik në periudhën kur ai ka ushtruar detyrën drejtorit të kabinetit të ish ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, gjatë së cilës i ka ardhur zyrtarisht fletëthirrja nga shteti grek për të kryer shërbimin ushtarak dhe këtë e di e gjithë MJ.

Pyetja që shtrohet është ”A vazhdon kandidati për ministër të jetë shtetas grek? Dhe kjo përgjigje është thelbësore për rolin që ka Ministria e Mbrojtjes për rolin e pazgjidhur të kufirit detar me Greqinë dhe ku një ministër i mundshëm nënshtetas grek mund të luaj një rol jo në favor të interesave të shtetit shqiptar.

Ndoshta është kjo arsyeja pse Rama, ky shitës kufijsh territorial e ka propozuar këtë emër për ministër të Mbrojtjes, përveçse synon të zbusë reagime të mundshme kundër përgatitjes së tij të provuar me fakt, e për grabitjen e bashkisë së Himarës”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit