Prej më shumë se një javë zjarret po vazhdojnë të djegin qindra hektar pyje në kurorën e liqenit të Zi.
Zjarret po afrohen e dhe pranë fshatit Fushë Bulqizë, si dhe pranë fshatrave të njësisë Zerqan.
Sipas emergjencave civile të Bashkisë Bulqizë bëjnë me dije se e vetmja zgjidhje për neutralizimin e zjarrit është vetëm ndërhyrja nga ajri. Ata po kërkojnë ndërhyrje emergjente pasi për shkak të erës zjarri po përhapet me shpejtësi.