Egnatia humbet 4-0 përballë Napolit në miqësoren e zhvilluar në Castel di Sangro, Itali.
Në minutën e 21-të, Lobotka dhuroi një asist për gjeorgjianin Kvaratskhelia, që brenda zonës nuk gaboi, duke e dërguar topin në rrjetë.
Pak para se të mbyllej gjysmë ore lojë, Politano me një të djathtë të jashtë dyfishoi epërsinë, duke mos i dhënë asnjë shans portierin Dabjani.
Edhe pjesa e dytë u dominua nga Napoli, që thelloi rezultatin me Kvaratskhelian në minutën e 51-të, ndërsa golin e rezultatit përfundimtar 4-0 e shënoi Ngonge në të 68-tën.