Mëngjesin e sotëm është mbledhur grupi i PS-së, ku Edi Rama ka qenë vetë i pranishëm bashkë me ministrat e rinj që propozoi dje dhe që sot do të marrin dekretin e Presidentit për të kaluar nesër në parlament.
Rama e nisi me një prezantim me anëtarët e rinj të kabinetit të qeverisë. Niko Peleshi zhvilloi mbledhjen e parë me grupin parlamentar të PS-së, si kryetar i këtij grupi.
Si dje në Kongres edhe sot, Rama ka pasur kritika ndaj disa deputetëve, për të cilët ka thënë që nuk kanë përmbushur detyrën në terren dhe në jetën parlamentare.
Ndryshimet në qeveri
Ministria e Brendshme – Largohet Taulant Balla, vjen Ervin Hoxha
Ministria e Financave – Largohet Ervin Mete, vjen Petrit Malaj
Ministria e Mbrojtjes – Largohet Niko Peleshi, vjen Pirro Vengu
Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Largohet Elisa Spiropali, vjen Taulant Balla