Erion Veliaj me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se është takuar me kryebashkiakun e Londrës Sadiq Khan.
Veliaj shprehet se e ka uruar për fitoren e Partisë Laburiste.
“I lumtur që takova mikun tim të mirë, Sadiq Khan, të cilin e urova për rizgjedhjen si kryebashkiak i Londrës, por edhe për fitoren fantastike të Partisë Laburiste. Është inkurajuese të shohësh se si narrativa progresiste po merr vëmendjen e nevojshme në një Europë të polarizuar”, shkruan Veliaj.