Gjatë kontrolleve në fshatin Bardhorë, Kavajë u gjetën 530 bimë narkotike cannabis sativa.
Me anë të djegies u asgjësuan bimët narkotike.
Nga kontrolli u konstatua se bimët vaditeshin me një tub që ishte lidhur në mënyrë të paligjshme me linjën e ujit të pijshëm.
61-vjeçari Idriz Boci banues në Rrogozhinë, me detyrë faturist u arrestua pasi ai nuk ka raportuar për ndërhyrjen në tubacionet e ujit dhe dyshohet si bashkëpunëtor në kultivimin e bimëve narkotike.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.