Mes debateve, akuzave dhe tensioneve janë votuar ministrat e rinj pasditen e sotme në Kuvendin e Shqipërisë në një seancë plenare që ka zgjatur vetëm pak minuta. Shkak është bërë opozita që kërkoi mocion me debat gjashtë orë.
Por shumica socialiste nuk e pranoi. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla deklaroi se rregullorja parashikon që në momentin e votimit të ministrave nuk ka debat.
Opozita u ngrit duke bllokuar foltoren duke goditur tavolinat. “Ti, leckë, gënjeve Kuvendin, që the se je sëmurë“-i tha Bardhi. “Të të vijë turp për insinuatat që krijon” u përgjigj Nikolla.
Ndërhyri Garda për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.
LIVE-Votohen ministrat, Nikolla i dorëzon detyrën Spiropalit, opozita në këmbë