Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi pas daljes nga Kuvendi ku shumica votoi ministrat e rinj dhe kryetaren e Kuvendit u shpreh se krimi i organizuar diktoi emrat e ministrave të rinj.
“Po i trajtojnë deputetët e tyre si kartonë që ngrihen dhe ulen, dhe jo ne, sepse ne nuk morëm pjesë në votim. Deputetët i kanë vendosur aty si kukulla.
Sa kohë që Rama nuk kërkon ndjesë për Ahmetajn, Tahirin apo të tjerët, tregon se këto dardhat dhe mollët i kanë ngrënë bashkë dhe kanë copëtuar Shqipërinë për pesë oligarkë apo grupe kriminale.
Përgjegjësi i Edi Ramës për krimin e organizuar, Ergys Agasi ka caktuar dhe diktuar ministrat e rinj” tha ai.