Situata e zjarrit në Shëngjin po del jashtë kontrollit pasi flakët po i afrohen hoteleve.
Flakët po vijojnë të hapen me shpejtësi të madhe edhe në zonën e rrugës Shëngjin-Velipojë.
Gjithashtu është aktivizuar edhe një tjetër vatër zjarri e re në anën tjetër të malit.
Raportohet se po dëgjohen shpërthime dhe dyshohet se janë municione të mbetura prej vitesh.
Ndërkohë helikopteri dhe 20 automjete zjarrfikëse po vijojnë punën për shuarjen e flakëve.