-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Albana Vokshi: Shëndetësia falas është mashtrimi më i madh i Ramës

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi në një deklaratë për mediat ka folur rreth shëndetësisë falas.

Vokshi shprehet se shëndetësia falas është mashtrimi më i madh i Edi Ramës.

Sipas saj pacientët nuk po arrijnë që të marrin shëndetësi falas por as shërbimin shëndetësor në pjesën më të madhe.

“Ndërkaq raporti i KLSH, thotë se shpenzimet financiare nga buxheti i shtetit për trajtimin e sëmundjeve tumorale, nuk janë rritur, por janë mbajtur pothuajse të pandryshueshme, ndërkohë që numri i pacientëve të diagnostikuar dhe të trajtuar me sëmundje tumorale është në rritje. Ka një bashkëpunim mes qeveritarëve, drejtuesve të sektorit shëndetësor në publik dhe atij privat të qëllimshëm të mos vënë në funksion pajisje e aparatura që pacientët të orientohen në privat e të ndajnë fitimin”, tha Vokshi.

Ajo thekson se përgjegjësit e kësaj situate në shëndetësi janë Edi Rama, ministrat e shëndetësisë ndër vite Beqaj, Manastirliu, Koçiu dhe drejtuesit e QSUT.

Vokshi shprehet se duhet që të ndryshohet situata në shëndetësi në mënyrë që të mbrojmë shëndetin dhe jetën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit