Ditën e sotme fermerët e fushës së Korçës kanë nisur protestat e tyre.
Fermerët ankohen për prodhimet e pa shitura dhe mungesën e tregut për shkak të konkurrencës nga prodhimet e importit.
Ata shprehen se çmimet me të cilat duhet të shesin prodhimet janë tepër të ulëta dhe këto fitime nuk nxjerrin as shpenzimet e tyre.
Në protestën e zhvilluar disa ditë më para fermerët u gjobitën.
Gjobat e vendosura ndaj tyre nuk janë anuluar dhe fermerët janë të detyruar që ti paguajnë.