Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillon një operacion në disa qytete ku janë firmosur mbi 25 urdhër-arreste bazuar në komunikimet në Sky Ecc.
Urdhër-arrestet janë lëshuar për ish-zyrtarë të drejtësisë për ngjarje të rënda kriminale që kanë tronditur Elbasanin.
Gjykata ka caktuar masë sigurie “arrest shtëpie” ndaj ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu. Ish-drejtori i burgut të Bradasheshit, Martin Musaj është arrestuar.