Një 64-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Pentar.
64-vjeçar është identifikuar si Mark Gjonaj, banues në fshatin Mali i Gjymtit.
Flakët e zjarrit janë përhapur dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me pemë frutore, një stallë bagëtish dhe disa koshere bletësh.
Ndërkohë policia Shkodër apelon të gjithë banorët që të kenë kujdes që të mos shkaktojnë zjarre pasi do të përballen me ligjin.