Në sistemin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim që është një nga financuesit e projektit hekurudhor Vorë-Hani i Hotit u njoftua se këtë javë pritet hapja e tenderit me objekt rehabilitimi i kësaj linje teksa lloji i prokurimit përfshin të mira, punime dhe konsulencë.
Konkretisht Hekurudhat Shqiptare që janë autoriteti kontraktor dhe përfituesi direkt i financimit vlerësojnë se në datën 1 gusht pritet hapja e procedurës.
“Klienti i përmendur më sipër synon të përdorë një pjesë të të ardhurave të një kredie /granti të administruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (Banka) për koston e projektit të përmendur më sipër.
Huamarrësi ka aplikuar për bashkëfinancim nga burimet e mëposhtme në shumat e treguara si vlerësim: Grantet e WBIF në një shumë prej rreth 160 milionë euro, kredi nga BERZH në një shumë prej përafërsisht 100 milionë euro, kredi nga BEI në një shumë prej rreth 100 milionë euro.(lexo KËTU shkrimin e plotë)