Izraeli ka identifikuar një listë të liderëve që janë në shënjestër të operacioneve të tij, duke përfshirë individë të lartë të Hamasit dhe grupeve të tjera. Këta janë disa nga emrat kryesorë:
Jahja Sinwar: Lideri i Hamasit në Rripin e Gazës, i njohur për brutalitetin e tij. Ai fshihet në një bunker.
Hassan Nasrallah: Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut në Liban, një nga objektivat kryesorë për Izraelin.
Khaled Meshaal: Ish-lideri politik i Hamasit, aktualisht në Katar, është një nga individët e kërkuar.
Mohammed Ali Al-Houthu: Lideri i rebelëve Houthi të Jemenit, i njohur për rolin e tij në pushtimin e Sanaa.
Mohammed Deif: Komandanti i Brigadave Qassam të Hamasit, i vrarë më 13 korrik, ndonëse Hamasi pretendon se është ende gjallë.
Ismail Haniyeh: Lideri politik i Hamasit, i vrarë më 31 korrik në Teheran.
Fuad Shukr: Numri 2 i Hezbollahut, i vrarë më 31 korrik në Bejrut.
Muhamed Naama Naser: Komandanti i njësisë “Aziz” të Hezbollahut, i vrarë më 3 korrik nga një dron.
Taleb Sami Abdullah: Anëtar i lartë i Hezbollahut, i vrarë më 12 qershor në një sulm ajror.
Mohamad Reza Zahdi: Gjenerali iranian i vrarë më 1 prill në Damask, një udhëheqës i lartë i Korpusit të Gardës Revolucionare.