Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka deklaruar se Moska do të vijojë me sulme të koordinuara dhe në shkallë të gjerë ndaj objektivave në Ukrainë, duke theksuar se këto veprime janë pjesë e urdhrave të dhëna nga udhëheqja ushtarake ruse.
“Presidenti kishte deklaruar se tani do të kryejmë sulme masive në mënyrë të rregullt kundër objektivave nga të cilat varet drejtpërdrejt aftësia luftarake e Forcave të Armatosura të Ukrainës. Ky është një mision i caktuar nga Komandanti Suprem i Përgjithshëm dhe forcat tona të armatosura po e kryejnë atë dhe do të vazhdojnë ta kryejnë atë”, tha Sergei Lavrov, duke shtuar se Rusia do të reagojë edhe ndaj sulmeve me dronë të Ukrainës.









