Policia e Lushnjës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.
44-vjeçari me iniciale B.H., banues në Lushnjë u arrestua pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri bashkëshorten e tij në parnë të fëmijës së tyre të mitur.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.