Agron Llakaj është përfshirë në debatin më të madh së fundmi në vendin tonë, sa i përket turistëve që këtë vit zgjodhën të pushonin në Shqipërisë.
Aktori i njohur i humorit ka bërë një postim në rrjetet sociale dhe tregon dy kategori të njerëzve: ata që kanë mundësi të shkojnë e të pushojnë ku të duan dhe të tjerë që përballen çdo ditë me luftën për të mbijetuar.
Duke huazuar edhe një diçiturë të një miku të tij, Llakaj shkruan në Instagramin e vet:
“ Çfarë domethënë boom turistik? “Kush ka para me bollëk, shkon tall b… në Dhërmi. Kush s’ka asgjë në trastë, luan b… në shtëpi”.
Llakaj me këtë diçiturë ironizuar fort situatën në vend, bashkë me qeverinë që reklamon sezonin turistik në Shqipëri.