Një fermer shqiptar, Alltan Visha 47 vjeç ka humbur jetën në Itali pasi traktori që drejtonte u përmbys dhe e zuri poshtë. Shqiptari jetonte në Roveré della Luna, ndërsa aksidenti ndodhi brenda një ferme në Salorno.
Policia dhe shërbimet mjekësore arritën menjëherë pas telefonatës së urgjencës, por Visha nuk arriti të shpëtohej. 47-vjeçari kishte ndërruar jetë vendngjarje si pasojë e plagëve të marra, shkruajnë mediat italiane.