Gjatë protestës në aksin rrugor Librazhd-Elbasan u shoqëruan në komisariat disa protestues.
Shkaku i protestës është bllokimi i rrugës hyrëse dytësore në fshatin Mirakë.
Policia njofton se nga protesta janë proceduar 5 persona.
A. M., 38 vjeç, S. T., 21 vjeç, E. M., 23 vjeç, E. A., 28 vjeç dhe B. Rr., 36 vjeç, janë proceduar për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të Paligjshme”.