SPAK, përmes operacionit “Plumbi i Artë 2”, ka zbuluar një listë të gjatë të vrasjeve në tentativë të porositura nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja. Mes viktimave të synuara janë përfshirë individë të njohur si Erion Alibeaj dhe Nuredin Dumani.
Raporti i SPAK tregon se masakra e Bradasheshit më 29 dhjetor 2018, ku u vranë Endrit Alibeaj, Arben Dylgjeri, dhe turkun Erdal Duranay, ishte pjesë e një strategjie për të kontrolluar tregun e kokainës në Elbasan. Ky akt ka qenë një përpjekje për të eliminuar konkurrentët dhe për të krijuar dominimin e bandës Çopja në tregun e drogës.
SPAK ka zbuluar gjithashtu 14 vrasje të tjera në tentativë, përfshirë katër për të eliminuar Erion Alibeajn, i cili është arrestuar dhe dy për të vrarë Nuredin Dumanin, një i penduar i drejtësisë. Ekzekutimet e tjera të porositura përfshijnë dhe Aleksander (Aldo) Brahon, vëllain e Klevi Bahos, i vrarë në korrik 2019. SPAK ka mbajtur të fshehta disa tentativa të tjera të vrasjeve.
SPAK zbulon vrasjet e porositura dhe investimet e vëllezërve Çopja në Shqipëri
/5pyetjet.al