Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në fjalimin e tij në fushatën përmbyllëse të kandidatit të opozitës tha se Rama ka ardhur në Himarë si grabitës pronash.
“Edi Rama ka ardhur këtu si pushtues. Dhe ju e patë sot të gjithë, se si i shoqëruar me dhjetëra forca policie, kishte frikë të hynte në Himarë, nga kush ka frikë ai?! Ka frikë nga krimet që ka kryer në Himarë, dhe në të gjithë Shqipërinë”, tha Blushi.
Ai thekson se Petro Gjikuria brenda mandatit të tij të parë do ti mbaj premtimet e tij.
“Ti je e vetmja alternativë për Himarën! Ti je e vetmja zgjidhje! Me ty është fitorja sepse me ty është Himara!
Himara është vetëm e himariotëve dhe në 4 gusht himariotët do të votojnë djalin e tyre, Petro Gjikuria.