-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Incidenti për Vjosa Osmanin/ Presidenca e Kosovës: Po bëhet propagandë kundër nesh

Kryesoret

Presidenca e Kosovës ka reaguar në lidhje me incidentit e Vjosa Osmanit në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit.

Në një reagim për mediat Presidenca shprehet se është duke u bërë propagandë kundër Republikës së Kosovë në disa media të Maqedonisë së Veriut në lidhje me incidentin e ndodhur.

Presidenca ka deklaruar se në vend të kërkimfaljes, dje dhe sot MPB e Maqedonisë së Veriut ka arsyetuar në tërësi kërkesën e sigurimit të aeroportit për ta marrë dhe për ta vendosur në skaner telefonin personal të Presidentes së Republikës së Kosovës, i cili përdoret nga kreu i shtetit edhe për komunikime zyrtare për çështje të sigurisë nacionale.

“Presidentja me të drejtë ka refuzuar një gjë të tillë, bazuar edhe në këshillat që për vite me radhë i merr nga vet institucionet e sigurisë. Në fakt sot edhe Aeroporti i Shkupit, por edhe vet MPB e Maqedonisë pranuan se urdhëri ishte dhënë nga MPB e Maqedonisë së Veriut për një kontrollë të tillë, i cili bie ndesh në tërësi me rregullat e trajtimit të krerëve të shtetit sipas praktikave diplomatike”, thuhej në reagimin e Presidencës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit