Mbrëmjen e djeshme, një shpërthim ka ndodhur në oborrin e një shtëpie në fshatin Uglare të Zubin Potokut. Sipas Veton Elshanit, zëvendësdrejtori i policisë në veri, shpërthimi nuk ka shkaktuar të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.
Ai konfirmoi se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes me njësitë e saj adekuate dhe është duke zhvilluar hetimet për të zbardhur shkaqet e incidentit.
Për momentin, nuk ka informacione të tjera në lidhje me motivet e shpërthimit, por autoritetet janë në proces të mbledhjes së provave dhe ofrimit të sigurimit për banorët e zonës.