Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë të Veriut pas përfundimit të aktivitetit kulturor “Mitrovica Jazz Days”. Ata janë arrestuar për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Prishtinës, Veton Elshani, i cili tha se incidenti ndodhi pas përfundimit të performancës muzikore në sheshin “Car Lazar”.
“Sot rreth orës 16:00 në sheshin ‘Car Lazar’ është mbajtur festivali i jazz-it. Pas përfundimit të performancës, rreth orës 18:00, gjatë mbledhjes së pajisjeve muzikore nga ana e organizatorit, ka ndodhur një incident që ka sjellë deri te prishja e rendit dhe qetësisë publike”, deklaroi Elshani.









