Nënkryetari i Partisë Socialiste për Integrim Petrit Vasili me anë të një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me shifra e raportuara të kryeministrit Edi Rama për turistët që hyjnë në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit.
Vasili thotë që sipas Ramës i bie që turistët bëjnë plazh në aeroportin e Rinasit dhe dot të mbulojë dështimin pasi plazhet janë bosh.
“Turistet paskan ardhur me miliona, por nuk shkojne ne plazhe se e bejne plazhin ne detin e Rinasit. Plazhet pa fund te Rinasit dhe zones perreth Berxullit, Prezes, Vores, po lene bosh Vloren, Bregdetin e Jugut, Lezhen, Shengjinin etj plazhe nga jugu ne veri. Pa llogaritur ketu edhe plazhet e Tiranes,Kamzes dhe Vores qe edhe ato po thithin miliona turiste. Jepi vazhdo e fol budalleqe Edi Rama, vazhdo genje pa pushim, po keto nuk i shtojne turistet”, shkruan vasili.
Më tej ai thotë se turizmi do punë dhe jo hajdutësira dhe trafikantë që pastrojnë para.
“Ndaj lere Dhermiun Edvin dhe shko lahu ne plazhet e Rinasit si miliona turistet e tu imagjinare se e edhe me afer!”, thekson Vasili.