Koordinim-Nënkoordinim pastaj Analizë dhe Veprim
Situata po bëhet (e keqe) e mire në qëndrime tani edhe më e vështirë në hapjen e urës ndërmjet faktorit ndërkombëtar dhe faktorit politik vendor.
Çështja në këtë situatë është se ku dhe si qëndron Serbia në këtë situatë sepse populli thotë se kur dy luftojnë fiton i treti!
Le të elaborojmë në aspektin e sigurisë, por nga pikëpamja se çfarë përfiton Serbia në këtë pozicion konkret të qeverisë së Kosovës me ambasadorët e vendeve strategjike:
a. Përballja ushtarake/policore ( KFOR/Policia e Kosovës) kështu që reaguesit e tretë kundër reaguesit të parë të sigurisë do të përballeshin në urë dhe Serbia fiton.
b. KFOR-i do të forconte në praktikë 1244 në ato hapësira duke mbyllur rrugët e tjera që të çojnë në veri – shpallja e zonës ndërkombëtare dhe rikthim para vitit 2008 dhe neutralizimi institucional vendor në atë pjese – Serbia fiton.
c. Bllokimi i mekanizmit të sigurisë vendor në veri dhe ndryshimi i forcave në terren nga Policia e Kosovës në KFOR (rritja e trupave ose më keq 4 fishimi më shumë se sa janë tani ) do të legjitimonte narrativën serbe dhe kthimin e UNMIK-ut dhe Serbia fiton.
d. Duke mbajtur statusin ndërkombëtar në ato zona, Serbia nuk do të kishte nevojë të përdorte trupat e saj kriminale, paraushtarake dhe ushtarake në Serbi për asnjë veprim siç ishte në shtator 2023, sepse fitorja do të përcaktohej në arenën ndërkombëtare, kështu që Serbia fiton.
Pra, institucionet politike duhet të mendojnë që të mos preket “molla” e ndaluar siç është Ura Ibrit, sepse nuk duhet humbur ecuria e duhur dhe e arritur e strukturave tona të sigurisë në ato anë, por edhe sakrifica e policëve nga ata që ranë në detyra dhe që sot jane po ata që ofrojne sigurine e duhur për çdo qytetarë të Republikës se Kosovës.
Kështu qytetarët lëvizin, rrugët e tjera janë të hapura për në veri, kdhe jeta vazhdon normalisht edhe në urën e Ibrit, ku shohim qytetarët që ecin normalisht, por mos lejoni që aksioni lokal të bëhet aksion ndërkombëtar, siç është gati të ndodhë!
Kosova duhet të vazhdojë të ndryshojë qëndrim dhe qasjen ndaj SHBA-së e cila është garancia e stabilitetit të Kosovës përballë një aparati diplomatik që Serbia ka krijuar që nga pjesa mbrojtëse e sulmit në Bajnskë , në atë ofenzive dhe duke u përpjekur të përfitojë nga veprimet ligjore dhe legjitime të qeverisë se Kosovës të cilat po miren jo në kohë të duhurat e në formën jo të drejtë politike sipas kërkesës dhe qëndrimit të prer i vendosur i partnerëve tanë strategjikë.
Le të bëjmë një pyetje hipotetike:
Po sikur strukturat e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës të përballen me njëra-tjetrën dhe strukturat e inteligjencës së BIA/FSB-së, të dislokuara nga Beograd, të kryejnë ndonjë operacion të tyre dhe të vrasin një ushtar të KFOR-it, dhe pala kujdestare e përgjegjëse do të ishte Policia e Kosovës, a do të jetë një fitore për Serbinë?
Koordinim-Nënkoordinim pastaj Analizë dhe Veprim