Franko Burraj mbylli garën e tij në 100m në Lojërat Olimpike, duke u renditur në vendin e 7-të në baterinë e 4-t. Ai shënoi kohën 10:66, por nuk arriti të kualifikohet për raundin gjysmëfinal.
Pavarësisht nga kjo, ky është rezultati më i mirë personal për atletin shqiptar në këtë distancë në garat e shpejtësisë në Lojërat Olimpike, duke e renditur atë në mesin e 70-të garuesve më të mirë në këtë fushë.